Lajmet

Microsoft adreson një problem sigurie prej të cilës e pësuan qindra mijëra kompani

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Mars 2021
Microsoft thotë se përditësimi do të funksionojë vetëm me sulme të cilat kanë qenë deri më sot dhe mund të mos jetë efektiv me sulmet në të ardhmen. Microsoft adreson një problem sigurie prej të cilës e pësuan qindra mijëra kompani

Microsoft dërgoi së fundi një përditësim i cili do të adresojë problemin e sigurisë me emrin e koduar “Hafnium” përmes të cilit hakerët kanë bërë kërdinë në serverët e e-mail-it Exchange.

Megjithatë përditësimi është dizajnuar për organizatat e mëdha IT të cilët kanë procese implementimi më komplekse të përditësimeve.

Tashmë kompania ka lançuar një mjet për kompanitë e vogla për të adresuar këtë problem sigurie. Në formën e një aplikacioni me një klik adreson problemin e sigurisë njohur si “CVE-2021-26855). Menjëherë skanon serverin Exchange me skanerin e sigurisë së Microsoft për të gjetur nëse janë aplikuar ndryshime në të.

Microsoft thotë se përditësimi do të funksionojë vetëm me sulme të cilat kanë qenë deri më sot dhe mund të mos jetë efektiv me sulmet në të ardhmen.

Problemi i sigurisë u përdor nga grupi i hakerëve Kinezë Hafnium dhe ka qenë një fatkeqësi për kompanisë që përdorin serverët Exchange.

Në SHBA të paktën 30 mijë organizata janë sulmuar ndërsa në mbarë botën përllogariten me qindra mijëra. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft dërgon përditësime kritike gjatë Dhjetorit