Lajmet

Microsoft i afrohet debutimit të “Spring Creators Update” me ndërtimin e ri 17133 të Windows 10-ës

Mar 28 2018
0 Shpërndarje
Në vend të versioneve të reja të Windows, Microsoft përditëson vazhdimisht sistemin operativ dhe deri tani janë aplikuar katër të tilla: November Update, Anniversary Update, Creators Update, dhe Fall Creators Update. Microsoft i afrohet debutimit të “Spring Creators Update” me ndërtimin e ri 17133 të Windows 10-ës

Microsoft sot prezantoi një version të ri eksperimental të Windows 10-ës për kompjuterat me vetëm riparime gabimesh.

Ky ndërtim i përket degës RS4 dhe përfaqëson përditësimin madhor të ardhshëm të Windows 10-ës.

Me Windows 10-ën si një shërbim, Microsoft ka ndryshuar mënyrën sesi trajton sistemet operative.

Në vend të versioneve të reja të Windows, Microsoft përditëson vazhdimisht sistemin operativ dhe deri tani janë aplikuar katër të tilla: November UpdateAnniversary UpdateCreators Update, dhe Fall Creators Update.

Përditësimi i fundit përmban tre rregullime të Bitlocker, të rezolucionit kur janë katër monitorë të lidhur dhe të URL-ve në Microsoft Edge.

Kështu numri i ndërtimit shkon në 17133 nga 17128 që ishte i fundit. Deri tani ndërtimi nuk ka asnjë problem madhor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>