Blog

Microsoft Albania organizon më 28 Mars në Tiranë konferencën REFRESH IT

Mar 19 2018
0 Shpërndarje
Në këtë konferencë do të shpaloset një panoramë e zgjeruar e platformave dhe zgjidhjeve Microsoft, të cilat adresojnë aspekte të ndryshme të nevojave të biznesit si dhe zgjidhje inovatore që do të ndihmonin IT për zgjerimin e kapaciteteve në Hybrid Cloud, monitorimin dhe menaxhimin e sistemeve të ndryshme. Microsoft Albania organizon më 28 Mars në Tiranë konferencën REFRESH IT

Ky është eventi më i madh i Microsoft drejtuar komunitetit të IT në vendin tonë me folës ekspertë të Microsoft me shumë eksperiencë në rajon, fokusuar mbi çeshtje me interes për biznesin.

Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth zgjidhjeve teknologjike më të fundit si dhe një mundësi për të biseduar me ekspertë të Microsoft si dhe me një rrjet të gjerë të partnerëve lokalë të Microsoft të cilët mund t’ju vijnë në ndihmë për të përshpejtuar transformimin në biznesin tuaj.

Regjistrohuni këtu! . Hyrja falas për të gjithë të regjistruarit. Vendet janë të limituara…

Tanimë të gjithë jemi të vetëdijshëm se si transformimi dixhital ka vendosur të gjithë botën e biznesit në një nevojë të vazhdueshme për rritje të efiçencës, për të ndërtuar produkte të reja, apo për të riprojektuar modelet e biznesit për t’ju përgjigjur një kërkese në rritje të klientëve për produkte dhe shërbime të thjeshta, të personalizuara si dhe për të përballuar një konkurencë gjithnjë e në rritje në realitetin e ri dixhital.

I gjithë ky intensitet i lartë ndryshimesh e vendos departamentin e IT në një pozicion tepër strategjik për biznesin, gjë e cila në të njëjtën kohë shtron dhe nevojën imediate që IT t’i orientojë kapacitetet drejt aplikimit të zgjidhjeve të avancuara, inovatore, të thjeshta, të sigurta, pra të largohet nga implementimi dhe mirëmbajtja e teknologjisë.

Microsoft gjithashtu është i ndërgjegjshëm për presionin në rritje drejt IT për mobilitet, akses nga kudo dhe në çdo pajisje dhe në të njëjtën kohë rritjen e sigurisë së informacionit, mundësi analizimi më të detajuar të të dhënave rreth klientëve për të ofruar shërbime të personalizuara që do të kërkonte aplikimin e metodave të avancuara të analizës si machine learning apo artificial intelligence, apo metoda të thjeshta dhe të sigurta të ndarjes së informacionit me palët e treta dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, kërkesave të reja të legjislacionit mbi privatësinë (Rregullorja e re në EU – GDPR).

Për të realizuar të gjitha këto, bëhet tepër e vështirë ose e pamundur në rrethanat kur IT në shumicën e bizneseve shqiptare operon me burime njerëzore tepër të limituara.

Në misionin “për të ndihmuar çdo person dhe organizatë në planet të arrijë më shumë” Microsoft ka investuar shumë në ndërtimin e produkteve dhe zgjidhjeve që do t’ju ndihmonjnë ju dhe biznesin tuaj në realizimin e këtyre objektivave. Për këtë arsye do të organizojmë këtë konferencë me fokus tek zgjidhjet teknologjike që Microsoft ofron aktualisht dhe që mund të adresojnë nevojat e IT dhe të biznesit.

Në këtë konferencë do të shpaloset një panoramë e zgjeruar e platformave dhe zgjidhjeve Microsoft, të cilat adresojnë aspekte të ndryshme të nevojave të biznesit si dhe zgjidhje inovatore që do të ndihmonin IT për zgjerimin e kapaciteteve në Hybrid Cloud, monitorimin dhe menaxhimin e sistemeve të ndryshme.

*Eventi do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>