Lajmet

Microsoft arnon vrimat e Flashit në Windows 8

Publikuar , 23 Shtator 2012
0
Microsoft arnon vrimat e Flashit në Windows 8

Microsoft gjatë ditës së premte përditësoi Flashin në Windows 8 për të mbrojtur përdoruesit e IE10 nga sulmet që mund të kenë filluar muaj më parë.

Më tepër se një javë më parë, Microsoft u tërhoq nga një pozicion i mëhershëm të cilin e mbajti kur kishte deklaruar që nuk do të përditësojë Flashin deri në fund të tetorit. Në vend të kësaj, ndërmarrja premtoi që të përditësojë së shpejti lëshuesin mediatik.

Microsoft, jo Adobe, është përgjegjës për arnimin e Flash Playerit në Windows 8 sepse ndërmarrja kishte imituar Chrome te Google duke e ndërtuar softuerin në IE10, shfletuesin e sistemit të ri operativ.

Microsoft lajmëroi atë lëvizje në fund të majit, kur ekzekutivi i vet i IE-së, Dean Hachamovitch, tha: “Duke përditësuar Flashin përgjatë Windows Update, si IE, ne e bëjmë sigurinë më të rehatshme për konsumatorë.”

Por, megjithëse Adobe bëri një palë të arnimeve në siguri në muajin gusht, Windows 8 RTM, që është kodi i përfunduar që filloi t’i mbërrijë përdoruesit gjatë të njëjtit muaj, kishte gjetur mungesë të atyre arnimeve.

Njëra nga tetë vrimat është shfrytëzuar nga hakerët ndoshta për muaj të tërë. Një bandë e hakereve e njohur për gjetjen dhe përdorimin e dobësive të paarnuara kanë qenë ajo që kanë sulmuar PC-të e Windowsit.

Përditësimi i Flashit gjatë ditës së premte do të ofrohet në Windows 8 RTM dhe në versionin përfundimtar beta, Windows 8 Release Preview. Këtë version përdoruesit mund shkarkojnë pa pagesë deri më 31 janar 2013.

Computerworld konfirmoi që përditësimi e dërgoi Flash Playerin e IE10 në versionin 11.3.374.7 në Windows 8 RTM. Gjatë të premtes, Adobe pranoi që edicioni përmbante arnimet për tetë vrima që i arnoi më 14 gusht dhe 21 gusht. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  “Luftëtarët kibernetikë” të SHBA-së edhe në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit>