Siguri

Microsoft arnon vrimën në Hotmail

Publikuar , 29 Prill 2012
0
Microsoft arnon vrimën në Hotmail

Dobësia ekzistonte në veçorinë për rikthimin e fjalëkalimeve për Hotmail. Hakerët ishin të gjendje që të përdornin një shtojcë për Firefox të quajtur Tamper Data për të ndërmjetësuar kërkesën HTTP që ndiqte një kërkesë për ndryshim të fjalëkalimit dhe ata bënin ndryshimin e të dhënave duke e bllokuar qasjen e poseduesit të llogarisë dhe duke fituar qasje në inboxin e tyre.

Hetuesit e sigurisë së kompjuterëve zbuluan dobësinë në fillim të muajit prill dhe i treguan ndërmarrjes Microsoft. Sidoqoftë, hollësitë për vrimën e paraqitur në forume online dhe më herët gjatë kësaj jave hakerët ishin raportuar që po ofronin qasje në llogari të ndryshme në Hotmail për vetëm 20 dollarë.

Microsoft tha që tani e ka bërë një përditësim për të arnuar vrimën.

“Gjatë të premtes ne adresuam një ngjarje për funksionin e ndryshimit për të ndihmuar mbrojtjen e konsumatorëve të Hotmail, pa pasur nevojë për veprim,” postoi ndërmarrja në llogarinë në Twitter Security Response./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Britania akuzon inteligjencën Ruse për katër sulme kibernetike

Lajmet e fundit>