Lajmet

Microsoft Authenticator bëhet menaxher fjalëkalimesh

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Dhjetor 2020
Authenticator është përdorur gjerësisht si një formë verifikimi me dy faktorë. Por me një menaxher të fjalëkalimesh do të shërbejë si një zëvendësuar si menaxherit të fjalëkalimeve të Google në Android. Microsoft Authenticator bëhet menaxher fjalëkalimesh

Microsoft Authenticator së shpejti do të mund të ruajte fjalëkalimet dhe ti vendosë ato automatikisht nëpër aplikacionet respektive. Lajmi vjen nga vetë Microsoft dhe fjalëkalimet do të sinkronizohen me llogarinë e Microsoft që përdoret edhe për produktet e tjera si Outlook dhe Hotmail të Microsoft.

Authenticator është përdorur gjerësisht si një formë verifikimi me dy faktorë. Por me një menaxher të fjalëkalimesh do të shërbejë si një zëvendësuar si menaxherit të fjalëkalimeve të Google në Android.

Opsioni është në testim dhe mund të aksesohet nga versioni më i fundit i Authenticator në iOS dhe android. Mjafton të hapni aplikacioni dhe të shkoni në Settings>Beta>Autofill dhe të aktivizoni opsionin për të aksesuar tabin e fjalëkalimeve.

Në mënyrë që vendosja e fjalëkalimeve të bëhet automatikisht duhet të navigoni në Autofill Passwords në iPhone dhe Autofill në Android. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në Office po përdoret në sulme kibernetike