Biznes

Microsoft bën blerjen më të madhe që prej 5 vitesh

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Prill 2021
Nuance është blerja më e madhe e Microsoft që prej 2016-ës kur afroi Linkedin për 26 miliardë dollarë. Microsoft bën blerjen më të madhe që prej 5 vitesh

Ditën e Hënë Microsoft lajmëroi blerjen e Nuance Communication, kompanitë e teknologjisë së njohjes së zërit, për 16 miliardë dollarë.

Raportohet gjithashtu se kompania është në bisedime për të blerë aplikacionin e komunikimit Discord.

Nuance është blerja më e madhe e Microsoft që prej 2016-ës kur afroi Linkedin për 26 miliardë dollarë. Muajin e kaluar realizoi një tjetër blerje prej 7.6 miliardë dollarësh të kompanisë Zenimax.

Blerja do ti shërbejë biznesit të Microsoft për qeveritë dhe kompanitë. Të ardhurat e Nuance vinë nga shitja e mjeteve për njohjen e zërit në vizitat mjekësore, telefonata te kujdesit ndaj klientit dhe postat zanore.

Në tre mujorin e kaluar kjo kompani kishte 346 milionë dollarë të ardhura. Është themeluar në 1992 dhe numëron 7,100 punonjës. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  IBM prodhon çipin i cili do të ndryshojë industrinë mobile