Biznes

Microsoft blen GitHub për 7.5 miliardë dollarë

Publikuar , 04 Qershor 2018
0
Microsoft tha se GitHub do të ruajtë etosin e tij dhe do të vijojë të jetë një platformë e hapur për të gjithë zhvilluesit nga ë gjitha industritë. Microsoft blen GitHub për 7.5 miliardë dollarë

Pas një javë spekulimesh Microsoft konfirmoi ditën e sotme se ka blerë GitHub, platformën popullore të kodimit.

Çmimi i blerjes është 7.5 miliardë dollarë. Në 2015-ën GitHub ngriti një investim prej 350 milion dollarësh duke u vlerësuar atëherë me 2 miliardë dollarë.

Ish CEO i Xamarin Nat Friedman do të bëhet CEO i GitHub. Fakti që Microsoft zëvendësoi CEO është një sinjal i qartë se do të bëjë të njëjtën gjë që bëri me integrimin e Linkedin.

Microsoft tha se GitHub do të ruajë etosin e tij dhe do të vijojë të jetë një platformë e hapur për të gjithë zhvilluesit nga ë gjitha industritë.

Deri në Mars të 2018-ës GitHub kishte 28 milion zhvillues pjesë të komunitetit dhe 85 milion depo kodimi duke u bërë hosti më i madh në botë i kodit.

I vetmi burim të ardhurash i GitHub janë shërbimet me pagesë që variojnë nga 7 dollar në muaj për përdorues në 21 dollar në muaj për përdorues. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kosova dhe Shqipëria zvogëlojnë roamingun nga qershori

Lajmet e fundit>