Biznes

Microsoft blen ndikimin për sistemin e kërkimit Bing

Publikuar , 28 Shtator 2012
0
Microsoft blen ndikimin për sistemin e kërkimit Bing

Microsoft është duke marrë më tepër ndikim për makinën e tij të kërkimit që ndodhet në vendin e dytë sa i përket këtij shërbimi.

Ndërmarrja lajmëroi një investim strategjik në Klout dhe një bashkëpunim teknik dy-rrugor që sjell teknologjinë për rezultate ndikuese në Bing dhe të dhënat e kërkimit në Klout.

“Kjo është një aleancë e bazuar në një besueshmëri të shpërndarë që njerëzit janë në qendër të përmbushjes së detyrës,” -tha nënkryetari i ndërmarrjes në një postim në blog. “Për të ndihmuar në gjetjen e personit të duhur ne kemi nevojë të përcaktojmë kush është ndikues dhe i besuar në tema të ndryshme në ueb. Bing dhe Klout e shpërndanë këtë vizion.”

Në lidhje me bashkëpunimin, shiriti anësor i kërkimit në Bing, shtojca shoqërore që të dhënat nga Facebook, Twitter dhe Quora është mbushur me pikët e Klout për t’iu dhënë përdoruesve të Bingut një ide më të mirë të përvojës së njerëzve në lidhje me çështjen të cilën Bingu e sugjeron në kutinë “Njerëzit që i Njihni”.

Klout tha që do të jetë duke futur të dhënat e kërkimit nga Bing në algoritmin e vet për pikë. Nisma do të përdorë sinjale të ndryshme të kërkimit që më saktë të pasqyrojë ndikimin e jetës reale në pikët e përgjithshme.

Klout do të hulumtojë një përdorues (me një llogari të lidhur me Wikipedia) me pikë shtesë të bazuara në atë se sa shpesh ato kërkohen në Bing. Që të dyja ndërmarrjet, që kanë vendosur burimet në një skuadër të përbashkët zhvillimi, janë vetëm në fillimet e nismës për të bërë lidhjen mes njerëzve, kërkimit dhe ndikimit.

Ndërmarrjet nuk zbuluan kushtet e marrëveshjes sa i përket investimit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Interneti celular, iPhone XS më i shpejtë sesa iPhone X por më i ngadaltë sesa Galaxy Note 9

Tags >

Bingklout
Lajmet e fundit>