Biznes

Microsoft blen shërbimin e e-maileve Acompli për 200 milionë $

Publikuar , 02 Dhjetor 2014
0
Microsoft blen shërbimin e e-maileve Acompli për 200 milionë $

acompliiosemailKompania Microsoft ka blerë një kompani të re, që ofron shërbime e-mail, emri i së cilës është Acompli. Marrëveshja e kësaj blerje besohet se ka arritur një vlerë prej 200 milionë dollarësh.

E themeluar nga krijuesit e kompanive Zendesk dhe VMWare, Accompli ka zhvilluar aplikacione për telefonë inteligjent me sisteme operative iOS dhe Android, përkatësisht shërbimin e e-mail që u jep prioritet e-maileve më të rëndësishëm të përdoruesve.

Në fakt, ky shërbim shihet si përgjigjja e Microsoft ndaj aplikacionit që është përdorur shumë nga përdoruesit , Inbox që ofrohet nga Gmail, dhe Mailbox. Shërbimi i sapo blerë nga Microsoft është i ngjashëm me shërbime ekzistuese në treg, ku edhe shërbimi i e-maileve të Acompli mundëson vendosjen e mesazheve për lexim të mëvonshëm.

Aplikacioni i Acompli gjithashtu mundëson menaxhimin e kalendarit dhe bashkëngjitjen e dokumenteve nga Google Drive, Dropbox dhe OneDrive të Microsoft, edhe pse drejtori aktual i kompanisë tha se shërbimet e saj do të ofrohen edhe në platformat tjera të telefonëve inteligjent. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Kina kërcënon kompanitë Amerikane që i binden urdhrit të Trump

Lajmet e fundit>