Lajmet

Microsoft braktis Edge, do të kalojë në Chrome

Dec 4 2018
0 Shpërndarje
Shfletuesi i ri i Microsoft në punim e sipër bart emrin e koduar Anaheim. Microsoft braktis Edge, do të kalojë në Chrome

Tre vite pasi erdhi në Windows 10, shfletuesi Microsoft Edge është pasuruar me shumë funksionalitete dhe tregoi disa rezultate statistikore inkurajuese, megjithatë nuk ka arritur të marrë vëmendje nga konkurrenca.

Windows Central raportoi se Microsoft ka vendosur të hequr dorë përgjithnjë nga shfletuesi e kompanisë në favor të një shfletuesit “Chromium”, kodi burimi i hapur i cili gjendet pas shfletuesit Chrome, Brave, Amazon Silk madje edhe Opera.

Shfletuesi i ri i Microsoft në punim e sipër bart emrin e koduar Anaheim.

Muajin e kaluar u raportua se Microsoft po bashkëpunonte me Google për të sjellë shfletuesin Chrome në kompjuterët Windows 10 me procesorët mobil ARM.

Një shfletues i ri i bazuar në kodin e Chrome jo vetëm që do të përmirësonte eksperiencën e shfletimit në Windows 10 por gjithashtu do ti linte hapësirë Microsoft të shton funksione unike për sistemin operativ. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>