Lajmet

Microsoft braktis versionin e vjetër të Edge

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Mars 2021
Microsoft tashmë ka integruar Chromium Edge në Windows 10 duke e bërë të vështirë ç'instalimin e tij. Microsoft braktis versionin e vjetër të Edge

Microsoft ka paralajmëruar prej disa muajsh se kjo ditë po vinte dhe tashmë ka mbërritur. Gjiganti i softuerit ka shkëputur mbështetjen për Microsoft Edge e vjetër dhe tani është momenti për të ndryshuar shfletues nëse ende po e përdorni.

Bëhet fjalë për shfletuesin Edge të parë dhe jo versionin e fundit bazuar në Chromium. Mund të dalloni edhe nga logoja se cilin version të Edge po përdorni. Versioni Cromium ka logo mes jeshiles dhe blusë ndërsa version i vjetër është vetëm blu.

Krahasuar me versionin e tjetër, Edge bazuar në Chromium është shumë më i mirë me diferenca të qarta. Microsoft tashmë ka integruar Chromium Edge në Windows 10 duke e bërë të vështirë ç’instalimin e tij.

Tashmë me përfundimin e suportit nuk ka më arsye për të vazhduar përdorimin e Edge të vjetër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas 8 vitesh Halo 4 mbërrin për desktopët