Buletini i ri i sigurisë i identifikuar si MS17-005, shihet si mjaft kritik për Windows 8.1, Windows RT 8.1, Windows 10 dhe Windows Server 2016. Sakaq për Windows Server 2012 dhe 2012 R2, problemi i sigurisë ka impakt më të vogël.
Në këtë versione Flash Player është i integruar në Internet Explorer 11 dhe Microsoft Edge, që do të thotë se përditësimet vinë me anë të Windows Update.
Arnimet e sigurisë u publikuan nga Adobe më 14 shkurt ku janë adresuar 13 probleme sigurie. Zakonisht Adobe publikon përditësimet e sigurisë në të njëjtin ditë me Microsoft, e njohur ndryshe si e Marta e Përditësimeve.
Gjithashtu Microsoft bëri të ditur se përditësimet e muajit Shkurt do të mbërrijnë më 14 Mars. /PCWorld Albanian