Lajmet

Microsoft dërgon një përditësim urgjent sigurie në Windows 10 dhe Windows 7

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Korrik 2021
roblemi i sigurisë njohur si PrintNightmare, gjendet në shërbimin Windows Print Spooler. Microsoft dërgon një përditësim urgjent sigurie në Windows 10 dhe Windows 7

Microsoft kërkoi nga përdoruesit e Windows të instalojnë një përditësim urgjentisht pasi hulumtuesit e sigurisë zbuluan një problem serioz në sistemin operativ.

Problemi i sigurisë njohur si PrintNightmare, gjendet në shërbimin Windows Print Spooler. Hulumtuesit e kompanisë Sangfor aksidentalisht kanë publikuar një guidë për shfrytëzimin e këtij problemi.

Në fund të muajit Maj publikuan në rrjetin social Twitter problemin e zbuluar ku disa përdorues mund të aksesonin një printer. Më pak si provë për gjetjen e tyre ata publikuan online gabimisht një guidë për shfrytëzimin e saj dhe pavarësisht se e fshinë menjëherë, guide kishte bërë xhiron në internet e përfunduar edhe në GitHub.

Microsoft paralajmëroi se hakerët përmes këtij problemi mund të instalonin softuerë, të shikojnë dhe fshijnë të dhëna e madje të krijojnë përdorues të rinj. Mjaftueshëm kontroll sa për të bërë një dëm të madh.

Windows 10 nuk është i vetmi version i prekur, por edhe Windows 7 që Microsoft i dha fund mbështetjes. Megjithatë kompania vendosi ta ofrojë përditësimin edhe për sistemin operativ 12 vjeçar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Office në iPad tani funksionon me maus dhe trackpad