Lajmet

Microsoft dërgon përditësime kritike gjatë Dhjetorit

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Dhjetor 2020
Vetëm përditësimi i fundit kishte gjysmën e rregullimeve që Microsoft ka dërguar tërë vitin por që adresonte edhe disa probleme kritike sigurie. Microsoft dërgon përditësime kritike gjatë Dhjetorit

Përditësimi i fundit i Microsoft lançuar këtë fillim Dhjetor sjell disa rregullime sigurie dhe problemës që prekin pjesën më të madhe të produkteve të kompanisë.

Edhe pse mund të mos ketë qenë përditësimi më i madh i vitit, përmbante disa rregullime kritike për 58 probleme të shfaqura tek përdoruesit.

E Marta e Përditësimeve i referohet përditësimeve që dërgon Microsoft të Marten e dytë të çdo muaji. Këto përditësime përmbajnë rregullime të problemeve kritike të sigurisë deri tek ato bazike.

Vetëm përditësimi i fundit kishte gjysmën e rregullimeve që Microsoft ka dërguar tërë vitin por që adresonte edhe disa probleme kritike sigurie.

Windows 10, Microsoft Edge, Microsoft Office, Exchange Server dhe disa produkte Microsoft Azure morën përditësimin.

Të 9 problemet kritike gjendeshin në Microsoft Dynamics 365, Microsoft Exchange dhe Microsoft SharePoint.

Krahas tyre Microsoft solli edhe 46 rregullime kryesisht në Microsoft Office por edhe në Visual Code Studio, Windows Error Reporting dhe produkte të Azure.

Gjatë 2020 Microsoft ka dërguar 1,200 rregullime, shumë më tepër sesa 840 në 2019. E Marta e Përditësimeve muajin e ardhshëm do të jetë më 12 Janar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft zbulon debutimin dhe çmimet e Office 2021