Analiza

Microsoft dërgon përditësimin e parë madhor në Windows 11

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Shtator 2022
Sot Microsoft lançoi përditësimin e parë madhor të Windows 11-ës duke sjellë më shumë siguri, aksesibilitet dhe përmirësime në gaming. Microsoft dërgon përditësimin e parë madhor në Windows 11

Një vit ka kaluar që kur Windows 11 debutoi zyrtarisht dhe ajo që u ngut një nxitim nga ana e Microsoft shumë shpejt përfundoi në një prej versioneve më të suksesshme të sistemit operativ të kompanisë.

Sot Microsoft lançoi përditësimin e parë madhor të Windows 11-ës duke sjellë më shumë siguri, aksesibilitet dhe përmirësime në gaming. Mbi të gjitha e bën më të lehtë instalimin e përditësimeve më të fundit.

Si të marr përditësimin Windows 11 2022?

Mjafton të shkoni në Windows Update për të parë nëse kompjuteri juaj është njoftuar në lidhje me këtë përditësim. Zakonisht Microsoft lançon përditësimet në faza që do të thotë se nuk keni për ta parë menjëherë.

Kompania thotë se aplikacione të ndryshme mund të rezultojnë në konflikte potenciale pas përditësimin duke bllokuar plotësisht procesin.

Në të vërtetë kjo qasje e Microsoft, e përditësimeve në faza aplikohet për Windows 11-ën por edhe për Windows 10-ën.

Përditësime më të shpejta?

Shefi i produkteve të Microsoft Panos Panay tha në muajin Shkurt se kompania do të sillte përditësime të vazhdueshme krahas atyre vjetore siç është ky i fundit.

Kjo politikë e re do të aplikohet nga përditësimi Windows 11 2022 e në vijim. Kompania në mënyrë të ndjeshme ka reduktuar madhësinë e përditësimeve në afro 450MB si dhe kohën e tyre të instalimit.

Cilat janë veçoritë më të fundit?

Fillimisht do të jetë e vështirë të dalloni ndryshime. Nuk sjell ndryshime madhore në ndërfaqe edhe pse Microsoft thotë se do të shtojë tabet në File Explorer në Tetor.

Është një veçori e shumëpritur e cila do të reduktojë mbi popullimin e desktop me dritare të direktorive ndërsa lëvizni të dhënat nga një direktori tek një tjetër.

LEXO EDHE:  Gates thotë se Musk mund ta bëjë Twitter-in më keq

Përdoruesit mund të ndryshojnë Menunë Start duke shtuar aplikacionet që mund të ngjisin. Një editor videosh Clipchamp po ndërtohen nga Microsoft dhe është vite dritë përpara Movie Maker.

Megjithatë shumica e risive nuk janë të dukshme.

Disa prej tyre shkojnë për aksesibilitetin siç janë titrat në nivel sistemi, zëra natyral për treguesit dhe komanda zanore të përmirësuar.

Eksperienca e re Focus Session është një produkt i ardhur nga nevoja për të adresuar ankthin që shkaktojnë njoftimet. Në vend që të çaktivizohen plotësisht, Windows 11 me Focus Session i minimizon ato pas zënë plotësisht vëmendjen e përdoruesit.

Një eksperiencë më e mirë gaming

Duhet ti thoni lamtumirë Xbox Game Bar pasi vendin e tij do e zërë Windows Controller. Kur klikoni butonin Xbox në një kontroller Xbox, do të shikoni një dritare të re pop-up që ju orient ose tek loja e fundit që keni luajtur ose tek lançuesi.

Për adhuruesit e lojërave janë reduktuar vonesat e transmetimit, është shtuar Auto HDR dhe VRR kur loja shfaqet si dritare. Më përpara këto funksione ishin të aksesueshme vetëm në ekran të plotë.

Në tërësi ka një mbështetje më të mirë për HDR. Një aplikacion i ri kalibrimi do të modifikojë ngjyrat dhe nivelet e ndriçimit të ekraneve HDR.

Funksionalitete të tjera

Krahas tabeve të File Explorer, Microsoft do të sjellë disa veçori të reja në Tetor si:

  • Menaxhim më i mirë i fotografive me aplikacionin e përmirësuar Photos. Përdoruesit mund të ruajnë kopje rezervë të fotove direkt në OneDrive
  • Një menu në Taskbar që do të mbajë aplikacionet ekstra në vend të mbipopullimit
  • Opsione sugjerimi gjatë kopjimit të të dhënave. Për shembull selektimi i një numri telefoni do tu sugjerojë përdoruesve të bëjnë një thirrje në Teams.
LEXO EDHE:  Windows Defender e konsideron Google Chrome si të dyshimtë

/PCWorld Albanian