Biznes

Microsoft dhe Adobe bashkëpunim në bizneset e shitjeve dhe marketingut

Publikuar , 21 Mars 2017
0
Adobe njihet gjerësisht nga konsumatorët për softuerin Photoshop dhe Acrobat PDF. Ky bashkëpunim do ti japë akses Adobe në shërbimin cloud Azure të Microsoft. Microsoft dhe Adobe bashkëpunim në bizneset e shitjeve dhe marketingut Photo Source: Reuters

Microsoft dhe Adobe bashkuan forcat ditën e Hëne në bizneset e softuerit, shitjeve dhe marketingut për të konkurruar me produktet e Salesforce.com dhe Oracle.

Ky bashkëpunimi i cili u bë i ditur gjatë konferencës vjetor të Adobe, do të krijojë një format të ri të shkëmbimit të të dhënave nga suita e marketingut Adobe Experience Cloud dhe Microsoft Dynamics.

Adobe njihet gjerësisht nga konsumatorët për softuerin Photoshop dhe Acrobat PDF. Ky bashkëpunim do ti japë akses Adobe në shërbimin cloud Azure të Microsoft.

Nga ana tjetër Microsoft ka shtuar përpjekjet për zgjerimin e Dynamics, sistemi i shitjeve. Bashkëpunimi me Adobe do ta ndihmojë Microsoft për të konkurruar më mirë me Salesforce dhe Oracle. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompanisë Amerikane i jepet leje nga qeveria për të bërë tregti me Huawei

Lajmet e fundit>