Harduer

Microsoft dhe Harman bashkëpunojnë për të ndërtuar bokse Cortana

Publikuar , 24 Shkurt 2017
0
Bokset me asistentë virtual të integruar nuk janë diçka e re për industrinë e teknologjisë, megjithatë duhet shumë punë në mënyrë që ky sektor të maturohet. Microsoft dhe Harman bashkëpunojnë për të ndërtuar bokse Cortana

Alexa dhe Echo e zunë botën në befasi dhe nuk mungoi as përgjigja e Google me boksin Home. Tashmë edhe Microsoft dëshiron të bëhet pjesë.

Gjigandi i sistemit operativ do të bashkëpunojë me Harman Kardon për të hedhur në treg një boks me asistentin virtual Cortana.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=bikRuaJAv5g”/]

Nuk ka detaje rreth specifikave të pajisjes përveç një video të publikuar në Dhjetor e cila thotë se produkti del në shitje në 2017-ën.

Kjo është një lëvizje e duhur për Microsoft në një moment ku asistentët virtual po shndërrohen në një platformë të së ardhmes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja projekti i bazuar në blockchain që mund të identifikojë videot "deep fake"

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>