Biznes

Microsoft dhe Motorola nënshkruajnë marrëveshje për licencimin e patentave

Publikuar , 22 Prill 2014
0
Microsoft dhe Motorola nënshkruajnë marrëveshje për licencimin e patentave

Microsoft-and-the-other-Motorola-agree-on-patent-dealNjë nga gjërat që ka krijuar më shumë konfuzion përsa i përket blerjes së Motorola Mobility nga Google është se kjo procedurë përfundoi duke krijuar dy kompani të ndara që të dyja kanë emrin Motorola, po që realisht nuk kanë fare të bëjnë me njëra – tjetrën. Aktualisht është Motorola Mobility në pronësi të Google që prodhon pajisje mobile për përdoruesit dhe Motorola Solutions kompani kjo më vete dhe e pavarur që i drejtohet më shumë sipërmarrjeve dhe bizneseve me produktet e saj.

Për këtë arsye, mund të krijohet pak konfuzion kur ju shihni një titull lajmi si “Microsoft bën marrëveshje për patentat me Motorolën”, ndërkohë që ky titull lajmi prek pajisjet Android, nuk bëhet fjalë për pajisjet Moto X,G ose modelet DROID që ju mund të prisni. Por Microsoft dhe Motorola kanë bërë një marrëveshje në licencimin e patentave të cilat mbulojnë pajisjet Android dhe Chrome OS të prodhuara për tregun e sipërmarrjeve dhe bizneseve.

Termat e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por Microsoft ka marrëveshje licencimesh të tjera të ngjashme me të tjerë prodhues të pajisjeve Android si Samsung, ZTE, HTC dhe LG të cilët thuhet se kushtojnë 5 dollarë për pajisje. Edhe Motorola Solutions gjithashtu ka marrëveshje licencimi të patentave me kompani të tilla si HTC, Samsung dhe Nokia. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Teknologjia e njohjes së fytyrës në Android do bëhet po aq e avancuar sa Face ID

Lajmet e fundit>