Biznes

Microsoft dhe Yahoo arrijnë një marrëveshje kërkimi

Publikuar , 29 Korrik 2009
0
Microsoft dhe Yahoo arrijnë një marrëveshje kërkimi

Nën këtë marrëveshje, Microsoft do të ketë qasje ekskluzive në teknologjitë kërkuese të Yahoo-s, të cilat pastaj më vonë do të mund të integrohen në makinën kërkuese Bing, që është pronë e Microsoft.  Më intrigues është fakti se Bing pastaj “do të jetë kërkuesi ekskluziv algoritmik dhe platformë e paguar kërkuese për faqet e Yahoo-s”.

Me fjalë të tjera, në rend të parë kur mendohet për Yahoo vie në shprehje makina kërkuese dhe pastaj shfrytëzimi si portal uebi, por ky partneritet thjeshtë i dorëzon çelësat e Yahoo-s në duart e Microsoft, duke e lënë kështu Yahoo-në të fokusohet në aspekte tjera si të portalit të saj dhe fusha tjera duke përfshirë edhe Flickr.

Yahoo gjithashtu do të marrë përsipër forcat primare shitëse për reklama kërkuese edhe në Microsoft edhe në Yahoo, gjersa në anën tjetër secila kompani do të ruaj divizionin e vetë të shfaqjes së reklamave.

Sipas deklaratës për shtyp, ndoshta do të duhen 2 vite që e tërë marrëveshja të kompletohet, qysh prej momentit kur do të miratohet nga rregullatorët.

Pavarësisht raporteve të mëhershme se Microsoft po shikonte blerjen e Yahoo-s, lajmërimi i ditës së sotme largon çfarëdo detaje mbi një partneritet, apo bashkim. Yahoo dhe Microsoft do të vazhdojnë të operojnë në ueb portalet e tyre, video faqet, email, IM dhe në fusha të tjera, shumë prej të cilave do të jenë në garë të drejtpërdrejtë me njëra tjetrën.

Kompanitë gjithashtu kanë lansuar një ueb faqe të re, ChoiceValuelnnovation.com, për të ofruar detaje shtesë mbi gjërat në zhvillim.

LEXO EDHE:  Norvegjia konsideron bojkotimin e Huawei

Lajmet e fundit>