Harduer

Microsoft dhuratë punonjësve nga një Surface , Windows Phone 8 dhe një PC të ri

Publikuar , 19 Shtator 2012
0
Microsoft dhuratë punonjësve nga një Surface , Windows Phone 8 dhe një PC të ri

Krishlindjet kanë ardhur më shpejt këtë vit për 94 000 punonjës të Microsoft. Kompania raporton se po jep punonjësve me kohë të plotë tableta të reja Surface, një kompjuter të ri si dhe pajisje Windows Phone 8 për tu përdorur në shtëpi dhe punë.

Ky azhurnim me pajijsjet e dorës është i ngjashëm me atë që bëri me Windows Phone 7 kur doli në treg, kjo sipas GeekWire.

Kompania nga Redmond zakonisht ka një cikël 3 vjeçar në ndërrimin e pajisjeve të punës, gjithsesi tani gjërat po përshpejtohen dhe po bëhen gati për daljen e Windows 8.

Punonjësit do të duhet të zgjedhin ndërmjet një desktopi, një laptopi, Ultrabook ose një tablete vetëm për qëllim pune. Njësoj si me ofertën e Windows Phone 8, të gjithë punonjësit me kohë të plotë do tu jepet një tablet Surfacë për të punuar në shtëpi dhe punë.

Kemi dëgjuar se tablet është Surface RT, gjithsesi ajo çfarë është falas mbetet falas. CEO Steve Ballmer e lajmëroi këtë lajm gjatë një mbledhjeje, kështu që nuk do të ketë ndonjë konferencë nga Microsoft.

Gjithsesi disa punonjës e kanë ndarë këtë lajm me miqtë e tyre në Twitter për të shprehur gëzimin e tyre për këto dhurata.

Njëri prej tyre e krahasoi Ballmerin me Oprah Winfrey, një prezantuese televizioni e njohur për dhuratat e saj që bën në pjesëtarët e audiencës si dhe persona totalisht të panjohur. Dhuratat janë një gjest shumë i mirë për një kompani kaq të madhe.

Si për krahasim, Apple i ofron punonjësve të vet vetëm ulje çmimesh, dhe jo iPad apo iPhone falas për ta. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Cortana dhe funksioni i kërkimit do të jenë veçmas në Windows 10

Lajmet e fundit>