Siguri

Microsoft diskuton dobësitë e sistemit operativ

Publikuar , 28 Korrik 2009
0
Microsoft diskuton dobësitë e sistemit operativ

“Ekziston një garë mes sulmuesve dhe mbrojtësve dhe nëse ne dëshirojmë të fitojmë, atëherë ne duhet të shpërndajmë informacione mes veti” tha Mike Reavey, drejtor i Microsoft Security Response Center.

Gjatë rrugës, gjiganti softuerik planifikon ta bëjë këtë duke paraqitur veglën Microsoft Office Visualization Tool, një vegël që ofron një pamje të përgjithshme mbi formatin binar të skedarëve të Office. Sipas Microsoft, softueri në fjalë do ta bëjë më të lehtë për programerët të kuptojnë mënyrën sesi sulmuesit atakojnë skedarët e Office, duke lënë të nënkuptohet se shumica e malware atakon dobësitë e aplikacionit jo drejtpërsëdrejti sistemin operativ.

“Në mënyrë që të ndërtojmë mbrojtjet tona, ju duhet të kuptoni sesi është krijuar të punoj një format i një skedari specifik, dhe pastaj do të kuptoni sesi po keqpërdoret” shtoi Reavey.

Gjatë konferencës, Microsoft gjithashtu ka planifikuar të paraqes Project Quant, një burim online i informacioneve që është dizajnuar ti ofrojë organizatave një strukturë për vlerësim të kostos së një shtese në procesin menaxhues. Përveç kësaj kompania gjithashtu ka bërë të ditura planet për paraqitjen e Microsoft Security Update Guide, që është një publikim që shpjegon tërë procesin azhurnues të Microsoft si dhe publikimin e një raporti të titulluar, “Krijo një Internet më të sigurt dhe më të besueshëm duke shpërndarë informacione”.

LEXO EDHE:  Huawei vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzat e vjedhjes së sekreteve tregtare

Lajmet e fundit>