Biznes

Microsoft do të blejë TikTok

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Gusht 2020
0
Nëse Microsoft negocion një marrëveshje me ByteDance, kompania thotë se do të shtojë siguri, privatësi dhe mbrojtje të cilësisë së lartë në TikTok. Microsoft do të blejë TikTok

Microsoft shtoi një dozë qartësie lidhur me raportet e se kompania ishte tërhequr nga blerja e TikTok.

Sipas Microsoft, CEO i kompanisë Satya Nadella kishte diskutuar çështjen e me presidentin Trump dhe marrëveshja për blerjen e TikTok do të përmbyllet përpara datës 15 Shtator.

Blerja do të thotë se Microsoft do të ketë në pronësi TikTok në SHBA, Kanada, Zelandën e Re dhe Australi.

Nëse Microsoft negocion një marrëveshje me ByteDance, kompania thotë se do të shtojë siguri, privatësi dhe mbrojtje të cilësisë së lartë në TikTok.

ByteDance që ka në pronësi aplikacionin TikTok është kritikuar vazhdimisht për lidhje me qeverinë Kineze. TikTok ka mohuar akuzat dhe tha se do të refuzonte çdo kërkesë nga Kina për informacione të përdoruesve.

Blerja mund të jetë lajm i mirë për Facebook i cili ka në plan të lançojë një konkurrent të TikTok së shpejti.

Microsoft së fundi tha se do të rrisë transparencën por edhe të mbajtë të dhënat e përdoruesve të TikTok brenda vendit private. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rikthehet online sajti famëkeq 8chan