Lajmet

Microsoft do të freskojë Hotmail, për të sfiduar Google dhe Yahoo

Publikuar , 19 Maj 2010
0
Microsoft do të freskojë Hotmail, për të sfiduar Google dhe Yahoo

Microsoft theksoi se planifikon një përditësim të Windows Live Hotmail, i cili do të dizajnohet për të larguar rrëmujën dhe për t’i lejuar përdoruesit të ndërveprojnë me faqe tjera dhe aplikacione tjera, gjersa mund të shikojnë postën në të njëjtën kohë.

Në një blog post, menaxheri i programit pranë Microsoft, Dick Craddock tha se kompania ka studiuar përdorimin e e-mailit për një vit, para se të konsiderojë ndryshimet.

Një veçori kyçe në Hotmail-in e ri, që do të paraqitet gjatë javëve të ardhshme, do të jetë një veçori “sweep” që do t’i lejojë përdoruesit të pastrojnë inbox-in me një fshirje të shepjtë.

Veçoria me një klikim i lejon përdoruesit që të zgjedhin një dërgues të caktuar të e-mail apo më shumë dërgues, dhe në mënyrë automatike të fshijnë çfarëdo mesazhi që arrin nga ai dërgues.

Një veçori tjetër do të mundësojë që përdoruesit të vendosin se çfarë e-mail dëshirojnë të shohin, nga njerëzit e listës së kontaktit, nga rrjetet sociale të tyre apo diçka tejtër.

Studimi i Microsoft thekson se 25 % e e-mailit që njerëzit pranojnë, janë nga anëtarë të listës së tyre të kontakteve. Pjesa tjetër përbëhet nga çështje biznesore, të punës, rrjete sociale, spam, etj.

E megjithëse rrjete sociale po shënojnë rritje të vazhdueshme, Carddock thekson se njerëzit po pranojnë më shumë e-mail se kurrë më parë. 

Gjersa Hotmail mbetet ende numër një në tregun e e-mail me mbi 350 milion përdorues, ky ofrues ka përjetuar një konkurrencë të theksuar nga Gmail, që vazhdimisht po kapën përdorues të rinj, dhe nga Yahoo që është shumë e popullarizuar në SHBA.

LEXO EDHE:  Putin mëson nga Kina, kërkon krijimin e një "Firewalli të Madh" në Rusi

Hotmail i ri gjithashtu do të jetë në gjendje të ofrojë edhe një shikim paraprak automatik të postës hyrëse, duke përfshirë imazhet që janë pranuar, shtojcat dhe lidhjet tek faqet e ndryshme.

Kolegu ynë nga Harry McCracken nga PC World shkruan se Hotmaili i ri ka gjasa të jetë i preferueshëm si Gmail, në disa aspekte dhe mund të tërheq edhe përdorues të rinj, veçanërisht nga AOL që është në rënie të vazhdueshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>