Lajmet

Microsoft do të fshijë opsionin “Clip Art” nga Word dhe Power Point

Publikuar , 02 Dhjetor 2014
0
Microsoft do të fshijë opsionin “Clip Art” nga Word dhe Power Point

e4e5a18e0218ffbb90f8c9fb372ae929c1c9ca2cNë vitet ’90, Clip Art ishte një opsion shumë i preferuar nga përdoruesit e Word-it dhe Power Point sidomos për studentët dhe punonjësit e zyrave që i përdornin ato imazhe si një mënyrë për ta bërë dokumentin e tyre më të kompletuar dhe më tërheqës për syrin.

Në ditët e sotme online mund të gjesh me mijëra imazhe dhe për këtë arsye Clip Art nuk është më i nevojshëm, ndaj dhe Microsoft po e heq këtë opsion nga Word, Powr Point dhe Outlook.

Një zyrtar i kompanisë, Doug Thomas, raportoi se përdorimi i Clip Art ka qenë në rënie të vazhdueshme vitet e fundit duke qenë se përdoruesit kërkojnë për imazhe në motorët e kërkimit online. Ndërkohë që pjesa më e madhe e Clip Art u zhduk me Office 2013, përdoruesit mund të përdornin disa imazhe nga Oficce.com Clip Art.

Kjo tanimë është zëvendësuar nga imazhet e Bing të cilat si fillim Microsoft i kontrollon për tu siguruar se ato i përmbahen rregullave të tij. Shumica e imazheve të reja janë tepër moderne dhe jo disa figura të ilustruara që ngelen në të shkuarën. Pavarësisht këtij ndryshimi, disa imazhe karakteristike të Clip Art do të mbeten gjatë në memorien e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Minecraft arrin në 91 milion lojtarë aktivë

Lajmet e fundit>