Lajmet

Microsoft do të kopjojë një veçori të Gmail në Outlook

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2020
0
Me funksionin e parashikimit të tekstit, Outlook.com dhe Outlook për Ueb do të plotësojnë fjalinë ndërsa përdoruesi shkruan me sugjerime të ndryshme. Microsoft do të kopjojë një veçori të Gmail në Outlook

Microsoft është duke punuar në një opsion të ri për parashikimin e tekstit për Outlook që është i ngjashëm me Smart Compose të Gmail.

Me funksionin e parashikimit të tekstit, Outlook.com dhe Outlook për Ueb do të plotësojnë fjalinë ndërsa përdoruesi shkruan me sugjerime të ndryshme.

Sipas raportimeve Microsoft mendon ta sjellë drejt fundit të muajit. Gjithashtu është duke punuar në një opsion “send later” për dërgimin e mëvonshëm të e-mail-eve.

Do të ishte një opsion i volitshëm sidomos kur sapo jeni ngritur nga gjumi dhe duhet të kujtoheni për dërgimin e një e-mail-i pune. Microsoft tha se ky opsion vjen drejt fundit të muajit Qershor ndërsa opsioni për parashikimin e tekstit në muajin Maj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Franca do të gjobisë gjigantët e teknologjisë për gjuhën e urrejtjes