Biznes

Microsoft do të lidhë në internet 40 milionë njerëz deri në 2022

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Tetor 2019
0
Iniciativa Airband e Microsoft ka rritur përdorimin e internetit në Amerikë dhe tashmë kompania do ta aplikojë këtë medotë edhe në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi. Microsoft do të lidhë në internet 40 milionë njerëz deri në 2022

Nga viti i kaluar pothuajse gjysma e popullsisë së botës është në internet. Ndërsa është një arritje pozitive, problemi është se miliona njerëz janë ende pa akses në internet.

Iniciativa Airband e Microsoft ka rritur përdorimin e internetit në Amerikë dhe tashmë kompania do ta aplikojë këtë medotë edhe në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi.

Por ambiciet e Microsoft nuk përfundojnë këtu sepse kompania ka planifikuar të lidhë në internet plot 40 milionë njerëz deri më 2022. Microsoft do të fokusohet në komunitetet rurale në Amerikën Latine dhe Afrikën Sub-Sahariane.

Kompania do të bashkëpunojë me ISP lokale për të përmirësuar aksesin në internet dhe koston e tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Surface Go LTE del në shitje në fund të muajit duke filluar nga 679 dollarë

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>