Vëzhgim

Microsoft do të marrë pjesë vetëm edhe në këtë CES

Publikuar , 21 Dhjetor 2011
0
Microsoft do të marrë pjesë vetëm edhe në këtë CES

“Ne kemi vendosur që janari i ardhsëm do të jetë paraqitja jonë e fundit kryesore dhe do të tërhiqemi nga CES,” tha Frank Shaw, i cili është drejtori i komunikimeve të ndërmarrjes Microsoft, në një postim në blog.

Ashtu siç shkroi Shaw, CES i janarit do të jetë hera e fundit që një ekzekutiv i Microsoft paraqet hyrjen kryesore në këtë ngjarje shumë me rëndësi. Ish CEO dhe kryetari i tanishëm i kësaj ndërmarrjeje, Bill Gates, bëri paraqitjen e parë në vitin 1994 dhe përfundoi me CES-in e vitit 2008. Shefi i tanishëm ekzekutiv, Steve Ballmer, i cili ka marrë skenën gjatë dy viteve të fundit, do ta bëjë këtë për herën e fundit në mbrëmjen e të hënës së 9 janarit.

“Ne nuk do të kemi një ide kryesore ose do të tërhiqemi pas këtij viti sepse momentet historike për lajmet e produkteve tona përgjithësisht nuk lidhen me kohën e shfaqjes së janarit,” tha Shaw.

Microsoft vendosi që të ulë rolin e vet në CES, tha Shaw, sepse ndërmarrja ishte “duke shikuar në të gjitha rrugët e reja që ne tregojmë rrëfimet tona për konsumatorët,”. Në mesin e këtyre rrugëve, Shaw citoi ngjarjet e rritjes së Microsoft, uebfaqet dhe dyqanet për shitje me pakicë që ka lëshuarnë shumë vende e po ashtu edhe shkarkimi i vet në mediat shoqërore si Facebook dhe Twitter./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Skype sjell funksionin e munguar në platformat mobile

Lajmet e fundit>