Lajmet

Microsoft do të mbyllë aplikacionet e asistentit dixhital Cortana

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Gusht 2020
0
Në fillim të 2021 Microsoft do të tërheqë aplikacionet iOS dhe android si dhe funksionin Cortana nga kufjet e gjeneratës së parë Surface Headphones. Microsoft do të mbyllë aplikacionet e asistentit dixhital Cortana

Që Cortana i kishte ditët e numëruar, atë e dinim prej kohësh pasi Microsoft ka kishte vënë në dijeni se do të eliminonte nga aplikacioni Microsoft Launcher në Android.

Tashmë kompania ka një axhendë më të detajuar dhe ndryshimet nuk kanë për të ndodhur menjëherë. Microsoft do ti japë fund mbështetjes për aftësitë e palëve të trete të Cortana më 7 Shtator 2020.

Në fillim të 2021 Microsoft do të tërheqë aplikacionet iOS dhe android si dhe funksionin Cortana nga kufjet e gjeneratës së parë Surface Headphones.

Edhe altoparlantët Harman Kardon Invoke do të humbasin asistentin dixhital. Kompania do të dërgojë një përditësim i cili shndërron pajisjen inteligjente në një altoparlant Bluetooth.

Përdoruesit do të vijojnë të kenë akses në asistentin dixhital por vetëm përmes integrimit që vjen nga Outlook Mobile.

Cortana që njohim sot nuk do të jetë më, por do të vijojë të jetë si një ndihmës në mjetet e produktivitetit si aplikacionet Outlook dhe Teams. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja dy flagshipët e radhës të Samsung që marrin Android 10