Lajmet

Microsoft do të ofrojë aplikacionin e përditësuar Fresh Paint për Windows 8.1 më 18 tetor

Publikuar , 13 Tetor 2013
0
Microsoft do të ofrojë aplikacionin e përditësuar Fresh Paint për Windows 8.1 më 18 tetor

fresh paintKompania Microsoft ka njoftuar se për Windows 8.1 është përgatitur një version i ri i aplikacionit Fresh Paint. Para disa muajsh Microsoft-i prezantoi një version paraprak të aplikacionit të përditësuar Fresh Paint për sistemin Windows 8.1 si dhe versionin e parë për sistemin mobil Windows Phone.

Tashmë kompania ka vendosur se data e lançimit të versionit të qëndrueshëm të këtij aplikacioni për Windows 8.1 do të jetë 18 tetori. Ndërkohë aplikacioni Fresh Paint për Windows Phone do të përditësohet më 14 tetor dhe në të do të shtohen disa opsione të reja.

Aplikacioni i ri Fresh Paint për Windows dhe Windows Phone lejon përdoruesit të krijojnë piktura dixhitale të cilësisë së lartë edhe në rast se ata nuk disponojnë aftësitë tradicionale artistike.

Në përfundim të punës është e mundur që imazhet cilësore të printohen si piktura ose kanavace duke përdorur CanvasPop.

Versioni i ri i aplikacionit Fresh Paint për Windows 8.1 përfshin bojëra uji, lapsa të rinj grafiti, efekte të përmirësuara për imazhet dhe disa opsione të tjera të reja.

Aplikacioni për Windows Phone përfshin skicimin me lapsa, integrim me SkyDrive etj…Në rast se përdorni Windows 8 do mund të siguroni automatikisht versionin e ri të aplikacionit Paint kur të përditësoni sistemin operativ dhe të kaloni në Windows 8.1. (PCWorld Albanian)

freshpaint

LEXO EDHE:  5G është afro tre herë më i shpejtë se 4G por jo kudo

Lajmet e fundit>