Lajmet

Microsoft do të paralajmërojë përdoruesit për tu larguar nga Windows 7

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Mars 2019
0
Këtë vit Windows 10 kaloi me sukses Windows 7 në pjesë tregu. Sistemi operativ i Microsoft tashmë është i instaluar në 800 milion pajisje. Microsoft do të paralajmërojë përdoruesit për tu larguar nga Windows 7

Microsoft ka planifikuar që të dërgojë njoftime tek përdoruesit e Windows 7 për ti paralajmëruar rreth fundit të mbështetjes së sistemit operativ.

Gjigandi i softuerit nuk do të mbështesë më Windows 7 duke filluar nga 14 Janari i vitit të ardhshëm dhe për këtë do të paralajmërojë përdoruesit nga muaji i ardhshëm.

Jo vetëm Windows 7 por edhe Office 2010 nuk do të marrë më përditësime sigurie dhe kompania dëshiron që konsumatorët të kalojnë në një kompjuter Windows 10 ose Office 365.

Njoftimi nuk do të citojë specifikisht kalimin në Windows 10 por do të kujtojë përfundimin e mbështetjes së Windows 7 së bashku me një link tek sistemi operativ ku inkurajon konsumatorët të kalojnë në një kompjuter ose sistem operativ modern.

Microsoft ka mësuar nga gabimet e së kaluarës me njoftimet dhe ka vendosur që ti lejojë përdoruesit e Windows 7 ta injorojnë plotësisht. Paralajmërimet do të mbarojnë kur mbështetja për Windows 7 të përfundojë në Janar.

Këtë vit Windows 10 kaloi me sukses Windows 7 në pjesë tregu. Sistemi operativ i Microsoft tashmë është i instaluar në 800 milion pajisje.

Gradualisht po i afrohet objektivit të 1 miliardë pajisjeve dhe fundi i ciklit të Windows 7-ës do ta ndihmojë në këtë mision më herët sesa pritej. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ka humbur betejën e smartfonëve por ende mund ta fitojë luftën

Lajmet e fundit>