Analiza

Microsoft do të prodhojë më tepër se 3 milionë Surface

Publikuar , 20 Gusht 2012
0
Microsoft do të prodhojë më tepër se 3 milionë Surface

Microsoft pritet të ndërtojë më tepër se 3 milionë tabletë Surface. Kështu ka deklaruar ndërmarrja hulumtuese e tregut, IDC për CNET.

Një analist i IDC-së shprehu gjithashtu mendimin e tij në lidhje me faktin se sa mundësi ka që tableti të shitet me një çmim prej 199 dollarë.

Planet për prodhim janë për disa milionë njësi për kalendarin 2012, tha analisti i IDC-së, Bob O’Donnell në një intervistë telefonike. “Mbase pak më tepër se 3 milionë, për të dy x86 [të Intelit] dhe ARM,” tha ai.

Surface RT është i ndërtuar në procesorët ARM dhe nuk do të suportojë softuere të vjetra (të trashëguara) të Windows 7.

Surface i Intel-it do të ketë Windows 8 Pro që mundëson funksionimin e softuereve të trashëguara.

“Nëse ndërtojnë disa milionë njësi, nuk ka asnjë mundësi që ato të mund të shiten vetëm në dyqanin e Microsoft-it,” tha ai, duke iu referuar planit të tanishëm të ndërmarrjes Microsoft. “Kështu që unë mendoj se ata do t’i shesin pajisjet edhe në dyqanet tradicionale. Nuk mund të ndërtohen kaq shumë produkte pa pasur një strategji të gjerë shpërndarjeje. Mendoj se kompania thjesht nuk e ka bërë publike ende atë [strategjinë],” tha ai.

O’Donnell kishte mjaft për të thënë edhe për mundësinë që Surface RT të kushtojë 199 dollarë.

“Mund të ketë dy rrugë për të marrë Surface-in. Ta blini për, e zëmë, 599 dollarë. Ose 199 dollarë me një abonim dyvjeçar dhe ju mund të merrni X, Y dhe Z – që, meqë ra fjala, ia vlen më tepër se 599 dollarë,” tha ai. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung i përgjigjet raportimeve të Galaxy Fold

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>