Lajmet

Microsoft do të shesë një version të Office 365 pa abonim

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Shtator 2020
0
Ndërsa disa prej aplikacioneve ofrohen falas për tu përdorur online me një llogari Microsoft, nuk mund ti instaloni në kompjuter pa një abonim. Microsoft do të shesë një version të Office 365 pa abonim

Në një njoftim për blog Microsoft bëri të ditur se versioni i ardhshëm i Office nuk do të kërkojë një abonim. Prej disa vitesh kompania ka shtyrë Microsoft 365 si mënyra kryesore për të përdorur aplikacionet Office.

Versioni me abonim jep akses në Word, Excel, PowerPoint, Outlook dhe aplikacionet e tjera për një pagesë mujore.

Ndërsa disa prej aplikacioneve ofrohen falas për tu përdorur online me një llogari Microsoft, nuk mund ti instaloni në kompjuter pa një abonim.

Ne më parë do të paguanim njëherazi për Word, Excel dhe PowerPoint sesa pagesa mujore. Ende mund të blini Office 2019 për 150 dollarë, por shumë u shqetësuan nëse do të ishte versioni i fundit që mund të blihet pa një abonim dhe tarifë fikse.

Përtej mënyrë së tarifimit, Microsoft nuk dha detaje për versionin e ardhshëm të Office. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple sjell sigurinë biometrike në Safari