Lajmet

Microsoft do të vazhdojë të ofrojë suport anti-maluer për Windows XP deri në prill të 2015-ës

Publikuar , 18 Janar 2014
0
Microsoft do të vazhdojë të ofrojë suport anti-maluer për Windows XP deri në prill të 2015-ës

2014-01-16-image-4Microsoft ka njoftuar se do të vazhdojë të suportojë përpjekjet anti-maluer për Windows XP deri në prill të vitit 2015. Kjo nuk do të thotë se kompania ka hequr dorë nga plani i vet për t’i dhënë fund suportit të përgjithshëm për këtë sistem të vjetër operativ në muajin prill të këtij viti.

Suporti anti-maluer është i limituar vetëm për nënshkrimet anti-maluer në Microsoft Security Essentials. Vlen të theksohet se pas muajit prill, përdoruesit e XP nuk do të kenë mundësi të shkarkojnë dhe të instalojnë këtë program, prandaj në qoftë se dispononi një pajisje me sistem XP do të ishte ide e mirë të instalonit që tani Security Essentials (pa pagesë).

Kjo lëvizje është projektuar nga Microsoft për të ndihmuar organizatat në realizimin e migrimit nga XP në një sistem tjetër operativ. Është e këshillueshme që ky kalim të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur pasi në datën 8 prill 2014 përfundon suporti i përgjithshëm për sistemin XP dhe vetëm antivirusi i përditësuar nuk do të jetë i mjaftueshëm për të ofruar mbrojtje të plotë.

Për të nxitur këtë lëvizje, menaxheri i përgjithshëm i Microsoft Trustworthy Computing është shprehur në fund të vitit të kaluar se Windows XP k 6 herë më tepër shanse të infektohet sesa Windows 8 pavarësisht faktit që ka të njëjtën normë të shfaqjes së maluerëve.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, deri në dhjetor të vitit të kaluar, XP vazhdoi të zotëronte 29% të tregut të Windows. Ndërkohë, Windows 7 përfaqësonte 48% të tregut, ndërsa Windows 8 zotëronte vetëm 11% të tregut. Vista qëndron mbrapa vetëm me 4% të tregut. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Eksperimenti i Microsoft me reduktimin e ditëve të punës rriti produktivitetin me 40%