Biznes

Microsoft dorëzohet përballë Facebook

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Qershor 2020
0
Blerja e Beam ndodhi pak pasi Amazon bleu Twitch në 2014-ën, i cili ende dominon këtë sektor. Ky i fundit shënoi rritje të paprecedent gjatë pandemisë së koronavirusit. Microsoft dorëzohet përballë Facebook

Microsoft do të heqë dorë nga shërbimi streaming për video lojërat, Mixer, dhe inkurajoi njerëzit të krijojnë përmbajtje për shërbimin e rivalit Facebook.

Gjiganti i Windows vendosi të tërhiqet në një treg ku ka dështuar të fitojë dominim edhe pse kompania mbetet e përkushtuar në krijimin e videove lojërave, konsolave dhe shërbimeve cloud për video lojërat.

Madje këtë vit pritet të prezantojë një konsolë të re lojërash Xbox. Lëvizja vjen 4 vite pasi bleu Beam, startupin e streaming për video lojërat që Microsoft e ribrandoi në Mixer në 2017.

Blerja e Beam ndodhi pak pasi Amazon bleu Twitch në 2014-ën, i cili ende dominon këtë sektor. Ky i fundit shënoi rritje të paprecedent gjatë pandemisë së koronavirusit.

Microsoft tentoi të rriste popullaritetin e Mixer duke afruar krijues të famshëm si Tyler “Ninja” Blevins. Shërbimi Mixer do të jetë i disponueshëm deri më 22 Korrik dhe më pas faqja e tij do të ridrejtojë vizitorët në uebsajtin fb.gg të Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Plani i Bashkimit Evropian kërcënon dominimin e gjigantëve të teknologjisë