Lajmet

Microsoft dorëzohet, publikon versionin zyrtar të shfletuesit Edge me teknologjinë e Chrome

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Janar 2020
0
Microsoft ka nisur dërgimin e shfletuesit të ri Edge bazuar në motorin e Google Chrome për përdoruesit e Windows 10-ës nga dita e sotme. Microsoft dorëzohet, publikon versionin zyrtar të shfletuesit Edge me teknologjinë e Chrome

Microsoft ka nisur dërgimin e shfletuesit të ri Edge bazuar në motorin e Google Chrome për përdoruesit e Windows 10-ës nga dita e sotme.

Shfletuesi i përditësuar sjell shtojcat e Chrome, profilet e përdoruesit dhe eksperiencë më të shpejtë shfletimi. Sipas postimit në blog nga kompania, vetëm përdoruesit e biznesit kanë mundësi të bllokojnë instalimin e shfletuesit të ri.

Në 2018-ën Microsoft zbuloi planet për të kaluar në një motor të Chrome për Edge. Kjo do të thotë se Edge bazohet në të njëjtën teknologji që ka Chrome, Opera, Vivaldi dhe Brave.

CEO i kompanisë Satya Nadella mendohet të ketë qenë nismëtari për ndryshimin e drejtimit të Edge. Aktualisht Chrome është shfletuesi më popullor në botë sipas Statcounter. Edge nga ana tjetër mban vetëm 2.3% të tregut.

Një prej arsyeve kryesore pse përdoruesit kanë hezituar të zhvendosen drejt Edge kanë qenë shtojcat e Chrome. Tashmë me motorin e ri të Edge, përdoruesit nuk kanë më arsye të ankohen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kamera e këtij smartfoni mund të shohë përmes objekteve