Lajmet

Microsoft Edge godet dominimin e Chrome me funksionalitete të reja

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Maj 2020
0
Një numër i madh njerëzish po punojnë nga shtëpia gjatë krizës së Covid-19 dhe Microsoft do të shtojë disa veçori sigurie në Edge që do tu shërbejnë atyre që po qëndrojnë larg zyrave të punës. Microsoft Edge godet dominimin e Chrome me funksionalitete të reja

Microsoft Edge po rritet dita ditës në popullaritet dhe po shihet si një prej opsioneve më të mira alternative të Google Chrome. Ashtu si Chrome bazohet në motorin Chromium dhe vjen me disa veçori fantastike.

Një numër i madh njerëzish po punojnë nga shtëpia gjatë krizës së Covid-19 dhe Microsoft do të shtojë disa veçori sigurie në Edge që do tu shërbejnë atyre që po qëndrojnë larg zyrave të punës.

Ndryshimi i parë është tek Profilet e Microsoft Edge duke e bërë më të lehtë ndarjen e punës nga shfletimi personal. Microsoft prezantoi opsionin Automatic Profile Switching për tu ndihmuar të mbani të organizuara punën dhe informacionet personale.

I disponueshëm në Microsoft Edge 83, njerëzit të cilët përdorin disa profile mund të provojnë opsionin e ri duke naviguar në një sajt të punës ndërsa janë në profilin personal.

Microsoft do ta identifikojë kur po ndodh kjo gjë dhe ti kalojë përdoruesit automatikisht në profilin e punës.

Por nuk është e gjitha. Një tjetër përditësim në Edge do ta bëjë më të lehtë të shmangni sajtet keqdashëse ose të infektuara me viruse dhe maluerë. Quajtur Smart Screen, ky opsion do tu mbrojë në rast se vizitoni uebsajte të pasigurta ose shkarkoni skedarë të infektuar.

Duke qenë se Microsoft Edge bazohet në Chromium, ashtu si Google Chrome ka kapërcyer një version, atë 82. Versioni 81 është i disponueshëm që prej muajit Prill dhe Microsoft Edge 83 do të debutojë në mesin e muajit Maj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Flagshipët nuk duhet të presin 2020 për më shumë performancë dhe kjo falë Qualcomm