Lajmet

Microsoft Edge i ri do të ketë një modalitet “Internet Explorer”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Shtator 2012
0
Nëse një kompania ka nevojë medoemos për Internet Explorer 11 për të vizituar një uebsajt të vjetër, përdoruesit tashmë mund të provojnë opsionin pa u larguar nga shfletuesit dhe hequr dorë nga rehati e uebit modern. Microsoft Edge i ri do të ketë një modalitet “Internet Explorer”

Testimet e Microsoft me shfletuesin Edge të bazuar në Chromium po shtohen dita ditës dhe tashmë kanë arritur edhe përdoruesit korporativ. Firma e softuerit aktivizoi disa funksione të reja në ndërtimet eksperimentale të Edge më më i dukshmi është Modaliteti Internet Explorer.

Nëse një kompani ka nevojë medoemos për Internet Explorer 11 për të vizituar një uebsajt të vjetër, përdoruesit tashmë mund të provojnë opsionin pa u larguar nga shfletuesi dhe hequr dorë nga rehatia e uebit modern.

Menaxherët IT madje mund të krijojnë një sajt i cili automatikisht kalon në modalitetin e vjetër. Versioni i fundit sjell me vete edhe masa më të forta sigurie dhe shikim PDF në gradën enterprise.

Microsoft do ti lançojë këtë veçori në javët në vijim.

Ndërtimet eksperimentale me shumë gjasa kanë probleme dhe keqfunksionime. Prandaj ju këshillojmë të mos e përdorni si shfletuesin tuaj kryesor dhe të punës nëse kërkoni një shfletim pa probleme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft e urren Internet Explorer po aq sa ju

Lajmet e fundit>