Lajmet

Microsoft Edge me funksione të reja për të mundur Chrome

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Gusht 2020
0
Me Edge 85 përdoruesit mund ti dërgojnë koleksionet në One Note, Word dhe Excel. Koleksionet janë të disponueshme tani edhe në iOS dhe Android. Microsoft Edge me funksione të reja për të mundur Chrome

Microsoft Edge po fiton popullaritet dhe në fillim të muajit Gusht u bë shfletuesi i dytë më popullore pas Google Chrome.

Chrome dhe Edge të dy bazohen në motorin Chromium, andaj ka shumë ngjashmëri mes tyre në funksionalitete. Megjithatë shumë përdorues tentojnë të shmangin shërbimet e Google për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Edge ka lëshuar funksione pafund në muajt e fundit dhe me Edge 85 solli disa të reja dedikuar aspekteve të ndryshme të shfletimit në ueb.

Por çfarë ka të re?

Funksioni i koleksioneve, sjell për përdoruesit grumbullimin, shpërndarjen dhe organizimin e përmbajtjeve që gjejnë në ueb. Është një prej funksioneve më popullore të Edge i cili tani do të jetë akoma më i fuqishëm.

Me Edge 85 përdoruesit mund ti dërgojnë koleksionet në One Note, Word dhe Excel. Koleksionet janë të disponueshme tani edhe në iOS dhe Android.

Edge 85 shton edhe funksione të reja për të mbajtur fëmijët të sigurtë online. Tani mund të merrni raporte të aktivitetit dhe faqeve që fëmijët tuaj vizitojnë apo çfarë termash kërkojnë.

Shfletimi privat është i bllokuar në Edge në mënyrë që fëmijët të qëndrojnë të sigurtë online.

Microsoft Edge nuk është aq i fokusuar tek privatësia sa Firefox, por ka avantazhet më të mira të Chrome duke qenë më pak shqetësues për privatësinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përditësimi i dytë për 2020 i Windows 10-ës pranë debutimit