Lajmet

Microsoft Edge nuk ç’instalohet nga Windows 10

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Gusht 2020
Në Janar të 2020 Microsoft lëshoi një version të Edge me teknologjinë Chromium që do të thotë se shfletuesi ka shumë shtojca dhe funksionalitete të Chrome. Microsoft Edge nuk ç’instalohet nga Windows 10

Microsoft Edge është padyshim një shfletues fantastik. Por përdoruesit kanë kërkuar aq shumë rreth ç’instalimit të shfletuesit Edge saqë është bërë edhe temë në FAQ (Frequently Asked Questions) në forumet e Microsoft.

Nëse përdoruesit e Windows 10 janë në kërkim të ç’instalimit të Microsoft Edge nuk munden. Versioni i ri i Edge është pjesë e sistemit operativ të Windows.

Edge u lançua për herë të parë në 2015-ën si zëvendësim i Internet Explorer. Është shfletuesi kryesore në platformat e Microsoft përfshirë Xbox One madje mund të instalohet edhe në macOS dhe Android.

Në Janar të 2020 Microsoft lëshoi një version të Edge me teknologjinë Chromium që do të thotë se shfletuesi ka shumë shtojca dhe funksionalitete të Chrome.

Vetë Microsoft e konfirmoi se Edge nuk mund të ç’instalohet dhe në vend që të thotë se Edge nuk mund të fshihet ngaqë kompania nuk e lejon, në forumet shkruan se nuk mund të ç’instalohet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook dhe Apple mund të përplasen në gjykatë