Harduer

Microsoft është duke përgatitur tabletë më të lirë Surface

Publikuar , 26 Janar 2013
0
Microsoft është duke përgatitur tabletë më të lirë Surface

Kompania Microsoft është duke e lëshuar një version më të mirë “Pro” të tabletit Surface, për përdoruesit e fuqishëm.

Sidoqoftë, siç duket, Microsoft-i planifikon të bëjë më tepër me seritë Surface. Gjatë thirrjes së tyre për të hyra, zyrtari kryesor financiar i ndërmarrjes Microsoft, Peter Klein tregoi që më tepër pajisje Windows RT do të jenë në dispozicion në të ardhmen, duke përfshirë modele më të lira.

Klein tha që ndërmarrja është “duke punuar ngushtë me bashkëpunëtorët e çipit dhe OEM-ët për të sjellë përzierjen e duhur të pajisjeve”, dhe shtoi që Microsoft-i është duke shikuar “të zgjerojë linjën e produktit” dhe të ofrojë “një llojllojshmëri më të madhe të pajisjeve me një llojllojshmëri më të madhe të pikave të çmimeve”.

Surface Pro, të cilin Microsoft-i planifikon ta lëshojë më 9 shkurt, fillon prej 899 dollarë dhe Surface origjinal ka çmimin prej 500 dollarë dhe vjen me një version të Windows 8, të quajtur Windows RT.

Derisa çmimi prej 500 dollarë është garuese, siç duket Microsoft-i dëshiron që të bëjë tabletë buxhetorë që do të mund të garonin me çmim me Kindle Fire HD të Amazon dhe Nexus 7 të Google.

Microsoft-i nuk adresoi veçanërisht ndonjë numër të shitjeve të tabletëve Surface në raportin e vet për të hyrat, por analistët vlerësojnë që ndërmarrja ka gjasa që të ketë shitur deri në një milion tabletë Surface gjatë tremujorit, që është rreth 3 për qind e shitjeve të iPad-it të Apple gjatë të njëjtit çerek të vitit. (PC World Albanian)

microsoft surface

LEXO EDHE:  Sinjali i Wi-Fi mund të përdoret për të identifikuar bombat dhe eksplozivët

Lajmet e fundit>