Siguri

Microsoft fajëson Rootkits për problemet e shkaktuara gjatë përditësimit

Publikuar , 19 Shkurt 2010
0
Microsoft fajëson Rootkits për problemet e shkaktuara gjatë përditësimit

Më herët gjatë këtij muaji, Microsfot lëshoi një arnim për tërë linjën e saj të sistemeve operative Windows (prej Windows 2000 e deri në Windows 7), që përfshiu një arnim për një lëshim sigurie që ka qëndruar në Virtual DOS Machine për më shumë se 17 vite (një rekord i shënuar). Problemi ishte se përditësimi i sigurisë ka shkaktuar probleme në disa makina me Windows XP:

Përdoruesit do të duhet të instalojnë përditësimin dhe pastaj gjejnë vetën të përballur me një BOD (Blue Screen of Death), apo me një cikël të pafund të ristartiemve. Disa përdorues të XP-së u nervozuan dhe u shfrynë tek Microsoft duke thënë se po dëmton kompjuterët e tyre, dhe Microsoft menjëherë filloi të shikoi drejt problemit. Vendimi? Problemet që përjetuan përdoruesit e Windows XP janë shkaktuar nga një malware që përdor rootkit-in Alureon, e jo me përditësimin e sigurisë.

“Hulumtimet tona kanë rënë në përfundim se ristartimi ndodh për shkak se sistemi është i infektuar me malware, më saktësisht me Alureon Rootkit” shkroi në një blog post drejtori i Qendrës për Përgjigje Sigurie të Microsoft, Mike Ravey. “Ne kemi qenë në gjendje të arrijmë në këtë përfundim pas analizave bashkëkohore të hedhjes së memories të marrë nga makinat e shumta të konsumatorëve dhe pas testimeve të vazhdueshme kundër aplikacioneve dhe softuerëve nga palët e treta. Ristartimet rezultuan si pasojë e modifikimeve që ka bërë rootkit-i Alureon në binaret e Kernel-it të Windows-it, që vendos këto sisteme në një gjendje të paqëndrueshme”.

Microsoft ka determinuar se versionet 64-bit të Windows nuk kanë këtë lloj problemi dhe kështu që ka rivendosur në funksion përditësimet automatike për këto sisteme. Megjithatë, Microsoft ende nuk ka vënë në funksion përditësimet automatike për sistemet 32 =bit.

LEXO EDHE:  A jeni edhe ju në këtë listë të 620 milion fjalëkalimeve publikuar ditën e sotme?

Por përderisa të zgjidhet problemi, Microsfot po rekomandon që përdoruesit të instalojnë një antivirus të fortë dhe softuer të mirë sigurie në mënyrë që të sigurojnë që sistemi i tyre nuk është i ndikuar nga ky malware, para se të instalojnë përditësimet e sistemit. Nëse përdoruesit nuk janë në gjendje të konfirmojnë nëse kanë qenë në gjendje të largojnë rootkit-in Alureo (i cili është jashtëzakonisht shumë dinak për tu fshehur) ata duhet të ruajnë të dhënat e tyre, dhe pastaj tërësisht të rikthejnë sistemin në gjendjen e mëparshme, përkatësisht të bëjnë formatizim.

Lajmet e fundit>