Lajmet

Microsoft fillon integrimin e Outlook.com me Skype

Publikuar , 22 Gusht 2013
0
Microsoft fillon integrimin e Outlook.com me Skype

Microsoft ka vendosur të integrojë Outlook.com me Skype duke iu ofruar përdoruesve mundësinë e kalimit të funksioneve dhe kontakteve të Skype në ndërfaqen e aplikacionit të dërgimit të e-maileve.

Për momentin ky integrim është i disponueshëm vetëm në disa shtete si SHBA, Gjermani, Kanada, Francë, Angli dhe Brazil, por së shpejti pritet të aktivizohet si shërbim edhe në shtetet e tjera.

Lidhja e këtyre produkteve lejon përdoruesit e Outlook.com të realizojnë komunikim me video, telefonata audio si dhe të dërgojnë mesazhe në kohë reale.

E-maili është një mjet personal shumë i rëndësishëm për pjesën më të madhe të njerëzve, por ka momente kur dëshiron t’a shohësh personin që po komunikon prandaj kompania mendoi që të lidhë ndërfaqen e Skype me atë të Outlook.com.

Microsoft po punon fuqishëm që të përmirësojë shërbimin e ofruar nga Outlook.com, i cili para një muaji festoi 1-vjetorin e lançimit.

Kompania ka pranuar se që prej asaj kohe ky produkt nuk ka qenë aq i qëndrueshëm sa pritej, megjithatë po merren vazhdimisht masa për të ofruar atë çka dëshiron përdoruesi. (PCWorld Albanian)

outlok skype

LEXO EDHE:  Versioni i ri i Windows 10-ës do të quhet Përditësimi i Tetorit 2018

Lajmet e fundit>