Lajmet

Microsoft fillon planifikimet për Windows 9

Publikuar , 19 Gusht 2012
0
Microsoft fillon planifikimet për Windows 9

Kompania nuk ka hedhur ende në treg sistemin operativ Windows 8 (pritet në 26 tetor) por bëhet e ditur se ka filluar ndërkohë planifikimet për versionin pasues të 8-ës, që e ka koduar me emrin ‘Blue’.

Kështu raporton ZDNet. Mediat kanë filluar të bëjnë edhe shaka, duke shkruar se ‘ndoshta Microsoft-i ka edhe ndonjë skuadër tjetër për Windows 10, s’është për t’u habitur, në kohët e sotme duhet të jesh tepër largpamës për të konkurruar tregun’.

Fjalët kanë ardhur edhe nga disa punonjës të kompanisë, të cilët kishin vendosur, ndoshta më tepër informacion se sa duhej, në profilet e tyre në Linkedin, duke shkruar se punonin për ‘Windows 9’ apo ‘Windows Next’.

Shumë njerëz i kanë vendosur vërtet emrin Windows 9, por nuk dihet ende zyrtarisht se sa i vërtetë mund të jetë ky konstatim. Ndoshta bëhet fjalë thjesht për një përditesim në formën e service pack dhe nëse kjo rezulton e vërtetë, nuk do të merrte emrin Windows 9.

Megjithatë, nëse Microsoft-i po punon vërtet për një sistem të ri operativ, ia vlen të japim disa ide se çfarë mund të ketë ndryshe.

Ndoshta kompania do të prodhojë një sistem që do të jetë kompatibël vetëm me procesorët 64 bitsh (deri në kohën e prezantimit, këto lloje procesorësh do të jenë prej një dekade në treg).Ndoshta kompania do të ndjekë strategjinë e Apple, të cilët lançojnë përditësime të mëdha në mënyrë periodike.Edhe USB 3.0 do të jetë padyshim i suportueshëm. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  10 hakerët më famëkeq të të gjitha kohërave

Lajmet e fundit>