Lajmet

Microsoft fillon punën për Windows 10 e 2020-ës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Shkurt 2019
0
Programi i ndërtimeve eksperimental të Windows 10-ës ka disa kanale duke u dhënë mundësinë njerëzve të testojnë funksione të ndryshme. Microsoft fillon punën për Windows 10 e 2020-ës

Microsoft publikoi një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-ës, konkretisht versioni 18836 i cili në të vërtetë nuk është ai që mendoni. Programi i ndërtimeve eksperimental të Windows 10-ës ka disa kanale duke u dhënë mundësinë njerëzve të testojnë funksione të ndryshme përpara mbërritjes së versioneve zyrtare dy herë në vit.

Dy kanalet kryesore janë Fast dhe Slow. Ndërtimet në kanalin Fast janë më të shpeshta ndërsa në Slow më të ngadalta që të jenë sa më stabile. Aktualisht versioni stabil i Windows 10-ës është 1809 ndërsa ndërtimet eksperimentale në Fast dhe Slow janë versionet 1903 i cili debuton zyrtarisht në Prill. Ndërsa ndërtimi 18836 i përket kanalit të tretë të quajtur “Skipe Ahead”. Ai është identik me kanalin Fast por në javët e fundit kanë marrë rrugë të ndryshme.

Kanali Fast vazhdon të marrë ndërtime të përditësimi të Prillit 19H1 ndërsa Skip Ahead ka kaluar në versionin e Prillit të 2020-ës 20H1 duke kaluar edhe ndërtimin 19H2 të Vjeshtës.

Microsoft thotë se ndërtimet 19H2 do të debutojnë në Windows 10 në Pranverë ndërsa funksionet 20H1 do të marrin më shumë kohë për tu zhvilluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të hiqni aksesin e aplikacioneve të palëve të treta në llogarinë tuaj të Microsoft

Lajmet e fundit>