Lajmet

Microsoft fillon sërish publikimin e aplikacioneve për Windows Phone

Publikuar , 18 Gusht 2012
0
Microsoft fillon sërish publikimin e aplikacioneve për Windows Phone

Microsoft-i ndërpreu përkohësisht publikimin e aplikacioneve për tregun e vet Windows Phone Marketplace pasi pati probleme me certifikimet për disa përdorues të Windows Phone.

Arsyeja pse Microsoft ndaloi përkohësisht publikimin e aplikacioneve ishte një problem me certifikatat dixhitale. Kjo çoi në mosinstalimin në formën e duhur të disa aplikacioneve.

Lajmi i mirë është që problemi ishte nga ana Microsoft-it dhe jo nga ajo e telefonave të përdoruesve.

Ky problem preku vetëm disa përdorues të Windows Phone, e pikërisht ata që kishin përditësuar pajisjet e tyre në versionin 7.5 të sistemit operativ.

Telefonat që e kishin të instaluar Mango-n nuk patën probleme. Microsoft ka lajmëruar se ka përmirësuar tashmë problemin me certifikatën dixhitale dhe ka rifilluar publikimin e aplikacioneve të reja.

Gjiganti softuerik thotë se do të duhen një apo dy ditë që të vendoset tërësisht riparimi dhe aplikacionet e publikuara së fundmi do të fillojnë të paraqiten sërish në tregun Marketplace.

Problemi, që ka prekur vetëm përdoruesit të cilët kanë përditësuar smartfonët e tyre në Windows Phone Mango, ndodhi vetëm me aplikacionet e publikuara gjatë ditëve të fundit.

Microsoft i këshillon përdoruesit që të mos çinstalojnë aplikacionet që kanë pasur probleme me përditësimet ose instalimet sepse ato mund të mos jetë në dispozicion për shkarkim për disa ditë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  AKEP do të hetojë cilësinë e shërbimeve të operatorëve celular

Lajmet e fundit>