Lajmet

Microsoft fillon testimin e përkthimit me zë në thirrjet e Skype

Publikuar , 16 Dhjetor 2014
0
Microsoft fillon testimin e përkthimit me zë në thirrjet e Skype

defaultSi pjesë e një programi paraprak, Skype Translator ofron përkthim fillimisht nga gjuha angleze në gjuhën spanjolle dhe anasjelltas duke u krijuar mundësi përdoruesve të komunikojnë në gjuhën mëmë pa qenë nevoja e mësimit të një gjuhe të re. Ngjason sikur të ishte një magji, por është rezultat i viteve punë nga ekipi hulumtues i Microsoft dhe Skype për të ofruar një kopje të hershme të softuerit që do të ndryshojë dhe mënyrën e komunikimit të së ardhmes.

Versioni paraprak i Skype Translator funksionon vetëm në Windows 8.1 dhe në vëzhgimin teknik të Windows 10. Softueri përkthen zërin e një folësi britanik ose spanjoll duke shfaqur rezultate në tekst dhe audio. Një folës britanik do dëgjojë përkthimin e fjalësve të një folësi spanjoll dhe anasjelltas. Microsoft edhe më parë demostroi këtë teknologji me përkthimin mes gjuhës angleze dhe gjermane, ndërsa gjuha spanjolle do të jetë e vetmja aktualisht që do të mbështetet gjatë testimit të softuerit.

Microsoft e sheh Skype Translator si një mjet për shkollat, dhe kompania e ka testuar atë me student në SHBA dhe Meksikë. Skype aktualisht është mjaft popullor nëpër auditorët e shkollave. Mësuesit vazhdimisht marrin pjesë në video konferenca për të ndërlidhur shkollat e tyre me ato të gjithë botës. Ndërsa testimet dhe demostrimet kanë qenë të limituar, ky hap i Microsoft i ndërmarrë ditën e sotme, sjell Skype Translator në një audiencë më të gjerë.

Microsoft aktualisht është duke përkthyer bisedat me shkrim përmes Skype Translator në më shumë se 40 gjuhë të mbështetura. Nëse jeni i interesuar për Skype Translator klikoni në këtë lidhje për të bërë një kërkesë nga uebsiti i Skype. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja fotot e para të shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome

Lajmet e fundit>