Biznes

Microsoft finalizon blerjen e GitHub

Publikuar , 26 Tetor 2018
0
Drejtimin e GitHub do ta marrë CEO i Xamarin Nat Friedman ndërsa ekzekutivi ende në detyrë i platformës Chris Wanstrath do të punojë pranë Microsoft. Microsoft finalizon blerjen e GitHub

Pasi mori dritën jeshile nga Komisioni Evropian, sot Microsoft tha se blerja e shërbimit të hostimit të kodit përdorur nga 31 milion zhvillues GitHub është finalizuar.

Gjigandi i softueri dha 7.5 miliardë dollarë në Qershor të këtij viti për blerjen e GitHub duke premtuar se ka për të vijuar si një platformë e pavarur.

Drejtimin e GitHub do ta marrë CEO i Xamarin Nat Friedman ndërsa ekzekutivi ende në detyrë i platformës Chris Wanstrath do të punojë pranë Microsoft.

Friedman tha se drejtimin do ta marrë të Hënën dhe përsëriti atë që Microsoft ka premtuar: GitHub do të mbetet një platformë e pavarur.

Lidhur me deklaratat e vazhdueshme të Microsoft, ato vinë pas kritikave nga komunitetit i zhvilluesve të cilët i frikësohen se ajo që Microsoft ka premtuar nuk do të ndodhë.

Megjithatë duke qëndruar neutral nuk do të thotë se Microsoft ka për ti mbajtur besnik 31 milion zhvilluesit të cilët kanë alternativa të tjera si GitLab dhe Bitbucket. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përditësimi i Tetorit 2018 në Windows 10: Gjithçka që duhet të dini

Lajmet e fundit>