Lajmet

Microsoft gjen kompjuterë nga Kina me maluerë të parainstaluar

Publikuar , 14 Shtator 2012
0
Microsoft gjen kompjuterë nga Kina me maluerë të parainstaluar

Sipas një hetimi të zbuluar nga Microsoft gjatë ditës së enjte, laptopët dhe kompjuterët desktopë të brendit të ri të shitur në Kinë përmbajnë softuerë keqdashës të instaluar paraprakisht, duke u infektuar miliona kompjuterë përreth botës.

Sulmi keqdashës, i vendosur në versione të falsifikuara të SO-së Windows të Microsoftit, është projektuar për të spiunuar në përdorues, të kryejë sulme “refuzuese-të-shërbimit”, tha Microsoft.

Kjo ndërmarrje paralajmëroi që përfundimet e arritura nga ky studim paraqesin pyetje të freskëta për rrjetin, tërësinë e rrjetit furnizues të kompjuterit.

Kriminelët kibernetikë “dalin për të ju kapur”, u shpreh Richard Domingues Boscovich, i cili është ndihmës këshilltar i përgjithshëm për Njësinë e Krimit Digjital të ndërmarrjes Microsoft.

“Ata do të bëjnë çfarëdo që marrin. Nëse zinxhiri furnizues është ashtu si ata po i japin [kompjuterët], kjo është ajo që ata do të bëjnë.”

Hetimi i bërë nga ndërmarrja Microsoft, i titulluar si “Operation b70”, arriti kulmin me shuarjen e sistemit komando-dhe-kontrollo të lidhur me kompjuterët e infektuar me “Nitol”, që paraqet një pjesë të softuerit keqdashës që thërriste një “rootkit” të parainstaluar në kompjuterët e hetuar.

Nitol në shpejtësi përhapet përgjatë disqeve që mund të largohen (removable drives).

Ndërmarrja ka drejtuar një udhëheqje agresive kundër softuerit falsifikues dhe botnetëve për të parandaluar burimin e veprimtarisë kriminale kibernetike, shumë prej së cilës ka për synim përdoruesit e Windwosit për shkak të përdorimit të madh të sistemit operativ të ndërmarrjes. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung shtyn debutimin e Galaxy Fold

Lajmet e fundit>