Lajmet

Microsoft hap planin familjar të Office 365

Publikuar , 30 Janar 2013
0
Microsoft hap planin familjar të Office 365

Office 365 HPMicrosoft-i është duke hapur planin familjar për shërbimin Office 365, që mbështet deri në pesë pajisje nën një abonim të vetëm, ku kompania thotë se është e mjaftueshme për të mbuluar një familje tipike.

Shërbimi i quajtur Office 365 Home Premium, përfshin akses në të gjitha aplikacionet Office, si në Word, PowerPoint, OneNote, Outlook, Excel, Access dhe Publisher, që janë përmirësuar nga Microsoft në cloud, kështu që përdoruesit nuk duhet të shqetësohen për përditësime. Microsoft-i thotë se këto përmirësime do të jenë më të shpeshta se sa kanë qenë në të kaluarën.

Shërbimi vjen me 20 GB të memories së cloud në SkyDrive. Shërbimi përfshin gjithashtu dhe 60 minuta në muaj të shërbimit Skype falas. Përdoruesit individualë me një llogari të vetme Home Premium dhe llogaritë individuale Microsoft, mund veçojnë dokumentet e tyre nga njëri-tjetri. Kështu që një baba mund të krijojë një spreadsheet në Office 365 që nuk do të shfaqet kur vajza e tij të hyjë në Excel duke përdorur llogarinë Microsoft të saj, edhe pse ata mund të zgjedhin për të ndarë dokumente.

Preferencat e përdoruesve individualë janë të ruajtura në mënyrë që ata të hyjnë në fuqi, kur ata logohen. Pra, nëse konsumatorët tregojnë një preferencë për të treguar shiritin e komandës në Word, ajo do të shfaqet automatikisht kur ata të kenë hapur Word.

Shërbimi kushton 99,99 $ në vit

Klientët Office 365 Home Premium mund të lidhen në llogaritë e tyre nëpërmjet ndonjë pajisje me Windows 7 ose Windows 8 që është e lidhur me internet. Hyrjet në llogaritë e tyre të Microsoft-it dhe hapjen e një aplikacioni Office shkakton një shkarkim të plotë të këtij aplikacioni. Office 365

LEXO EDHE:  Galaxy S11 do të ketë një ekran me emër ri por a do të jetë teknologji e re

Klientët mund të punojnë dhe të ruajnë atë në SkyDrive, dhe kur mbyllni aplikacionin. Shërbimi kushton 99,99 $ në vit dhe është në disponim nëpërmjet harduer OEMs , në dyqane të shitjes të tilla si Best Buy dhe Staples, Amazon.com, Microsoft Store dhe Office.com.

Website Office.com është riorganizuar për të vepruar si një qendër ku klientët mund të menaxhojnë llogarinë e tyre. Ajo gjithashtu përfshin një dyqan aplikacionesh Office, ku palët e treta mund të shesin aplikacionet.

Kjo mund të përfshijë, për shembull, një aplikacion që lidh kontaktet e rrjeteve sociale me kontaktet Outlook.

Office vetë është përmirësuar, kështu që është e optimizuar për makinat Windows 8, duke përfshirë më shumë mbështetje për kontakt touch dhe komandat majë shkruese përveç tastierë dhe maus. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>